Gianni De Biasi do të drejtojë Deportivo Alaves në La Liga. Ish-trajneri i Kombëtares do të kthehet në Spanjë atje ku në sezonin 2007-2008 ishte në krye të Levante. Arritja e marrëveshjes është pranuar nga vetë De Biasi.

Prezantimi i tij pritet të bëhet të hënën për të nisur një aventurë të re. Ai ka një detyrë vështirë pasi duhe të nxjerrë Deportivo Alaves nga kriza, që në 5 javët e para nuk ka asnjë pikë dhe ndodhet në vendin e parafundit.

61-vjeçarit i kërkohet një tjetër mrekulli, të cilën e arriti me Modena në Itali dhe me Shqipërinë që e kualifikoi për herë të parë në fazën finale të një Europiani. De Biasi u largua nga Kombëtarja pas më shumë se 5 vitesh në drejtimin e saj.  

Tv Klan