Gigi Hadid ka lënë pa fjalë të gjithë të pranishmit ne Milano Fashion Week këtë të enjte.

Modelja 21-vjeçare u shfaq në pasarelë  me një veshje të koleksionit të ri, Vjeshtë-Dimër 2017 të MAX MARA. E veshur me të zeza, ndërsa nën to të brendshmet e bardha, tendenca e re e dimrit të ardhshëm do të jenë pikërisht kontrastet e forta, por duke ruajtur bazën e ngjyrës dominuese.

Me një make up perfekt, pothuajse natyral, ylli i modës tregoi edhe një herë se pasarela është shtëpia e saj

Mediat shkruajnë se Gigi Hadit ka qenë nën një kombimin perfekt të stilit te saj me atë që ka veshur në pasarelë.

Gigi Hadid mbërriti në Milano të hënën për të famshmen javën e modës 2017./Tv Klan