“Gruaja më e bukur në botë” feston 90-vjetorin në 4 Korrik.

Është Gina Lollobrigida, ikona e kinemasë italiane e cila këtë vit, siç thotë ajo vetë, do të festojë për herë të tretë 30-vjetorin.

Një mishërim i bukurisë mesdhetare, rivalja e pandalshme e Sofia Loren, ishte emblema e bukurisë në vitet ’50. E adhuruar nga regjisorët më në zë të kohës, “lollo” ka luajtur një sërë rolesh në kinema, por suksesin absolut e shënoi në filmin “Pane, amore e fantasia” (1953), ku luajti krah Vitorio De Sicca.

E lindur në Romë në 1927, Gina Lollobrigida e nisi karrierën nga një konkurs bukurie, ku nuk fitoi kurorën e më të bukurës, por që e hodhi atë si nga një trampolinë, drejt një karriere 70 – vjeçare, për të qenë në çdo moshë, më e bukura e botës.

Disa nga filmat e saj më të njohur janë “La provinciale”, “La romana”, “La dona piu bella del mondo”, “Torna a setembre” dhe shumë të tjerë.

Edhe pse 90 – vjeç, ajo është e mbushur me jetë dhe mbetet po e njëjta, që me buzeqeshjen e saj ironike dhe provokuese u kthye në një mit për disa gjenerata adhuruesish.

Tv Klan