Në botën e egër të mbretërisë së kafshëve grabitqarët zakonisht vënë në objektiv pre më të vogël dhe më të lehtë. Kur një grabitqar shkon pas një preje më të madhe, si p.sh, kur një luan kap një antilopë, ai do të përdorë një lloj tjetër sulmi apo mbrojtjeje.

 Por, gjarpërinjtë Mbret, që jetojnë në Amerikën e Veriut “nuk i përshtaten këtij rregulli,” thotë David Penning, një biologjist në Universitetin e Missourit Jugor.

 “National Geographic” thotë se askush nuk e dinte deri më tani se gjarpërinjtë Mbret mbysin gjarpërinj më të mëdhenj se vetja.

 Penning tha se këto lloj zvarranikësh mund të vrasin dhe të përpijnë gjarpërinj deri në 20 % më të mëdhenj se vetja e tyre –

 Biologjisti thotë se kur bëjnë bashkë një gjarpër të vogël Mbret me një gjarpër më të madh, ata nuk e shmangin.

“Ata sulmojnë në mënyrë direkte një qenie më të madhe. Kjo nuk është normale në botën e diversiteti të kafshëve.”

 Shkencëtarët mendojnë se gjarpërinjtë mret e arrijnë këtë falë forcës së tyre të madhe në shtrëngim, pothuajse dy herë më të madhe se të gjarpërinjve të tjerë në masën e tyre. Kjo duket se është edhe arma e tyre më e fortë. /tvklan.al