gjelPërbërësit:

Gjel deti

Buke misri, 1

Qepë, 2 kokrra

Vaj, 2 filxhanë kafeje

Mendër ose rigon për aromë

Kripë

Përgatitja:

Gjeli i detit pastrohet, lahet dhe lihet të kullojë. Më pas lyhet me kripë. E fusim në tavë në të cilën hedhim dhe pak ujë që të mos digjet tava si dhe të mblidhet lëng gjatë pjekjes për përsheshin. Buka e misrit thërrmohet dhe lihet veç. Me vaj në një enë skuqet prshi ose qepa dhe i hidhet ujë. Pjesa tjetër e lëngut lihet për të rregulluar trashësinë e përsheshit, duke u lënë të zihet dhe më shumë. Më pas hidhet mendër ose rigon. Buka e thërrmuar përzihet mbi zjarr sa të krijohet një masë e trashë, duke e rregulluar trashësinë me lëngun e pulës. Përsheshi vihet në pjatancë ose pjatë dhe sipër i vendosen racionet e gjelit të detit.

tvklan.al