Një agjent shitjesh të pasurive të patundshme në Norvegji është kthyer në hero në rrjete sociale pasi gjeti 30 mijë paundë të fshehura poshtë oxhakut të një aparatamenti të ri dhe i dhuroi të gjitha për bamirësi.

Vermund Thorkildsen i zbuloi paratë gjatë kohës që po i tregonte apartamentin që sapo kishte blerë një miku të tij.

Siç shkruan “DailyMail”, në përpjekje për parë nëse oxhaku mund të lëvizej në një ambient tjetër të shtëpisë, ata ngrintën bazamentin dhe gjetën një zarf me rreth 350 mijë kroner (30 mijë paundë).

Fillimisht nisëm të festonim si të na kishte rënë llotaria

, tha 27 – vjeçari,

por më pas mendova: këto nuk janë paratë e mia.

Ai e kishte blerë shtëpinë nga Kreftforeningen, një fondacion norvegjez për kancerin, ndaj Thorkildsen vendosi që këto para t’ia dhuronte këtij fondacioni.

Kjo histori u raportua në mediat norvegjeze javën e shkuar dhe që prej asaj dite, Thorkildsen është kthyer në një ‘hero’ të vërtetë online. /tvklan.al