Ky është momenti pabesueshëm kur një fermer thyen një vezë dhe brenda saj gjen një tjetër. Veza me madhësinë e dorës së njeriut u gjet në fermën e familjes Kairi, në veri të Queensland, Australi.

Ajo peshonte 176 gramë, tre herë më e madhe se një vezë mesatare. Por zbulimi i saj u bë edhe më interesant, kur fermeri gjeti një vezë ‘perfekte’ brenda saj.

Duke folur për DailyMail, Scott Stockman, i cili merret me tregtinë e vezëve, tha se ky ishte një fenomen shumë i rrallë.

/tvklan.al