Çfarë do të bënit nëse do të gjenit një valixhe të braktisur me para e shufra floriri?

Një burrë në Berlin shkoi në polici dhe i dorëzoi.

Për këtë veprim, ai mori edhe lëvdata nga autoritetet. Sipas BBC, burri e kishte gjetur valixhen poshtë një peme. Në të gjendeshin 3 mijë e 500 euro kesh dhe 22 shufra floriri, me peshë totale 1 kilogramë.

Burri i gjeti ato fare pranë një banke në zonën e Neukölln.

Policia arriti të gjente të zotin e valixhes, i cili e kishte lënë atë përtokë ndërkohë që po lidhte biçikletën dhe e kishte harruar.

Veprimi i personit që e ktheu valixhen tek autoritetet nuk do të kalojë pa u vlerësuar, pasi sipas ligjit gjerman, “gjetësi” përfiton 3 deri në 5 përqind të vlerës së një sendi të gjetur./tvklan.al