Sulm në Paris, 2 policë të vrarë

Kthehet makthi i terrorizmit në Paris ku 2 oficerë policie mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi me armë, në qendër të kryeqytetit francez në shtëtitoren “Champs Elysée”.

Policia reagoi menjëherë duke eliminuar agresorin. Ai qëlloi me kallashnikov mbi agjentët. Menjëherë autoritetet lëshuan alarmin duke i bërë thirrje qytetarëve të shmangin shëtitoren e famshme, një nga zonat më të vizituara edhe nga turistët.

Dyshohet se një tjetër agresor është në arrati. Policia bllokoi të gjitha stacionet e metrosë në afërsi me vendngjarjen. Forcat e anti-terrorit nisën menjëherë hetimet për zbardhjen e çështjes. Ministri i brendshëm francez, Mathias Feckl, nuk sqaroi nëse bëhet fjalë për një akt terrorist apo një vepër të zakonshme kriminale, por mediat vendase shkruajnë se pista e terrorizmit është më e mundshmja. Parisi është i blinduar nga forcat speciale dhe ato ushtarake, në gatishmëri të lartë që prej sulmeve të nëntorit 2015, ku humbën jetën 130 persona.

Ngjarja e rëndë vjen vetëm 2 ditë pas arrestimit të 2 personave që planifikonin një sulm terrorist në Marsejë. Ata kishin në shënjestër raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që zhvillohet të dielën./ TV KLAN

 


Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*