Kavajë – 152.7 kilogramë kanabis janë gjetur mbi sipërfaqen e ujit nga policia.

Burime zyrtare sqarojnë se droga u gjet gjatë patrullimit të vijës bregdetare, një ditë më parë rreth 4.9 milje detare në afërsi të vendit të njohur si Kepi i Selitës.

Droga u gjet gjatë një operacioni të Policisë Kufitare në bashkëpunim me Guardia di Finanza. Ajo ishte e ndarë në 5 pako të mbështjella me natriban.

Aktualisht, autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapje e autorëve./tvklan.al