Gjashtë persona janë gjetur gjallë në rrënojat e hotelit që shkatërroi orteku në Italinë qendrore.

Agjencia italiane e lajmeve “ANSA” thotë se forcat e kërkim shpëtimit, që po punojnë për të gjetur të mbijetuar në Hotel “Rigopiano” në Farindola, afër Peskarës, kanë komunikuar me gjashtë prej të zënëve nga rrënojat e hotelit që u godit nga orteku.

Të mbijetuarit janë ende nën rrënoja, thotë “ANSA”.

Dy helikopterë ndodhen në vendngjarje për t’iu dhënë ndihmën e shpejtë të mbijetuarve.

Forcat e shpëtimit punuan gjatë të gjithë natës në kushte ekstreme, në kërkim të 30 të humburve nën rrënoja.

Gjatë ditës së djeshme, dy trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat. Autoritetet italiane thonë se rreth 24 persona rezultojnë ende të humbur./tvklan.al