Veç 2 tonëve marijuanë që u gjet në jahtin luksoz të kapur në Greqi dy ditë më parë, trafikantët kishin me vete edhe një armë kallashnikov dhe një thikë 32 centimetra të gjatë.

Për drogën u arrestuan një shqiptar dhe një italian, të cilët kishin marrë porosi për të transportuar lëndën narkotike drejt një ishulli të Egjeut.

Arma kallshinkov dhe karikatori me 20 fishekë po ashtu ishin të ambalazhuara, ndërsa thika e vendosur në një këllëf lëkure.

Sipas policicë greke, jahti luksoz që ishte marrë me qira nga një italian ishte nisur nga Napoli dhe pas një ndalese në Shqipëri, ku ishte furnizuar me kanabis ishte nisur drejt Greqisë, por u kap pas një ndjekje nga roja bregdetare në jug të Kythiras.

Sasia e kanabisit të përpunuar ishte ndarë në 84 pako dhe e amballazhuar me plastmas. Pesha e drogës së sekuestruar është 1 mije e 831 kilogramë dhe vlera e saj në treg llograritet në 10 milionë euro.  

Shqiptari dhe italiani i arrestuar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur mbahen në Pire dhe të mërkurën pritet të transferohen në departamentin e hetimit gjyqësor për t’u njohur me akuzat.

Tv Klan