Policia e Kosovës ka zbuluar dy eksplozivë në një makinë në Prishtinë.

Objektet janë gjetur nga policia në kuadër të aksionit policor për kontroll të shtuar në trafikun rrugor, teksa makina e dyshimtë po parakalonte tek rrethi i spitalit.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga policia e Kosovës, teksa shtoi se me rastin janë duke u marr ekipet përkatëse.

Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth automjetit, por në atë zonë janë parë forca të shtuara të policisë. /klankosova