algeria-air

Teksa është zbuluar vendi ku një ditë më parë u rrëzua avioni spanjoll në Mali, është njoftuar edhe gjetja e kutive të tij të zeza.

Lajmi është konfirmuar nga Presidenti francez François Hollande sot paradite.

Në avionin e modelit MD83 që fluturonte për llogari të Air Algerie nga kryeqyteti i Burkina Fasos për në atë të Algjerisë, ndodheshin 116 persona.

Të gjithë humbën jetën dhe mes tyre 51 janë shtetas francezë.

Vendi ku ndodhen mbetjet është lokalizuar në territorin e Malit, rreth 50 kilometra në veri të Burkina Fasos.

Ai po ruhet nga 100 ushtarakë francezë dhe 30 mjete të blinduara.

Nga hetimet paraprake është zbuluar se piloti ka kërkuar ndryshimin e kursit për shkak të motit të keq.

Ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e ndonjë akti terrorist.

Tv Klan