Dy vajza binjake arritën të mbijetonin pasi u gjetën të braktisura në shkurre nga kalimtarët.

Oficerët e policisë i çuan foshnjet në spital, pasi u gjetën me kordonin e kërthizës ende në trup në Curitiba, të Brazilit.

Mjekët thanë se bebet kishin lindur të shëndetshme dhe ishin braktisur fare pak kohë pasi kishin ardhur në jetë.

Një prej grave që i gjeti binjaket rrëfeu se fillimisht kishin menduar se ishin këlyshë qeni, por kur u afruam dalluam se ishin fëmijë.

Ndërsa policia tha se dyshohet që foshnjet të jenë braktisur nga një furgon i bardhë që ishte parë në zonë.

Binjaket do të qëndrojnë derisa shëndeti i tyre të jetë i stabilizuar e më pas do të dërgohen në jetimore./tvklan.al