Një djalë i vogël nga Japonia, i cili u la në pyll nga prindërit si dënim, është gjetur shëndoshë e mirë pas 6 ditëve.

Yamato Tanooka, 7 – vjeç, u urdhërua nga prindërit e tij që të zbriste nga makina, në një pyll në ishullin Hokkaido në veri të Japonisë, më 28 Maj.

Kur prindërit u rikthyen në të njëjtin vend pak minuta më vonë, ai ishte zhdukur.

I vogli u gjet nga një ushtar brenda një ndërtese në një bazë ushtarake, rreth 4 kilometra nga ku ishte braktisur.

Ndryshe nga sa druhej, 7 – vjeçari ishte shëndoshë e mirë. Ai u tha ushtarëve se kishte kaluar disa ditë në bazën ushtarake.

Fillimisht, prindërit e Yamato thanë se i biri kishte humbur, përpara se të pranonin se në fakt e kishin braktisur, për t’i dhënë një mësim.

Më shumë se 180 persona morën pjesë në operacionin për gjetjen e të voglit, përfshirë ushtarë, ndërsa zhdukja e tij tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

baza

Zona ku ai u braktis është shtëpi e arinjëve të murrmë.

Babai i tij, duke folur për gazetarët tha se ndihej shumë keq për sa kishte ndodhur dhe se donte thjeshtë t’i jepte një mësim të birit.

Sipas “The Independent”, për policinë, prindërit thanë se e kishin bërë një veprim të tillë për shkak se më herët gjatë asaj dite, Yamato kishte hedhur gurë drejt njerëzve dhe makinave teksa po luante pranë një lumi./tvklan.al