Kufoma e Besnik Metaj, 39-vjeç është gjetur e groposur në malin Cornizzolo, pranë liqenit të Comos, tërësisht nudo.

Zbulimi i trupit të pajetë të shqiptarit u zbulua aksidentalisht ditën e dielë gjatë një pastrimi rutinë të pyjeve.

Identifikimi i tij mundi të realizohej nëpërmjet gjurmëve të gishtave, pasi Metaj kishte disa precedentë penalë për lëndë narkotike dhe çështje  të tjera kriminale.

Mendohet se groposja e trupit të shqiptarit është bërë me nxitim pasi vrasësi ia kishte lënë fytyrën jashtë.

Sipas autopsisë, ai kishte marrë 2 plumba në kokë nga një distancë e afërt. Policia ka mësuar se shqiptari nuk ka patur kontakte në Como dhe besohet ai është dërguar aty për t’u ekzekutuar nga vrasësi i cili më pas është larguar nga Italia.

Mësohet se kufoma e tij ka mbetur e groposur për një muaj që nga koha kur është kryer vrasja./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”150″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]