Trupi i një vajze të zhdukur me emrin Suzannah Brown është gjetur një ditë pasi ajo u raportua e humbur.

28 vjeçarja, e cila ishte eksperte e marrëdhënie me publikun, u zhduk nga shtëpia e saj në Chiswick, në Perëndim të Londrës, të mërkurën. 

Trupi i saj u gjet një ditë më pas në ujë, afër një shkëmbi.

Oficerët e policisë gjetën fillimisht makinën e Brown, më pas uji nxorri në breg edhe trupin e saj.

Mbeten mister rrethanat e vdekjes së të resë. Do të jetë ekspertiza mjeko – ligjore që do të përcaktojë shkakun, ndërsa autoritete kanë nisur hetimet./tvklan.al