Policia britanike ka zbuluar një fabrikë gjigante kanabisi, që besohet të jetë më e madhja e zbuluar ndonjëherë më parë në Staffordshire.

6 persona u arrestuan pasi policia bastisi fabrikën në rrugën Ivetsey, Wheaton Aston.

Rreth 3100 bimë kanabis u zbuluan në fabrikë, vlera e së cilave policia beson se shkonte deri në 1.5 milion paund.

6 të arrestuarit, të moshës 17 deri në 44 vjeç janë shqiptarë dhe britanikë. Ata janë në paraburgim dhe dyshohen si të përfshirë në prodhimin e kanabisit.

3 prej tyre u arrestuan në vendngjarje, ndërsa të tjerët u kapën pasi policia bëri kontroll në zonë, e asistuar nga një helikopter.

Inspektori i policisë Richard Meaden tha se hetimet janë ende në fazat e para, megjithatë ai konfirmoi se janë gjetur afërsisht 3100 bimë kanabis.

“Sasia përllogaritet se kap vlerën e 1.5 milion paund. Kjo është fabrika e kanabisit më e madhja dhe më e sofistikuara që kemi zbuluar ndonjëherë më parë. Jam shumë i lumtur që mundëm të hiqnim nga rrugët një sasi kaq të madhe droge”

, tha ai.

/tvklan.al