Një 53-vjeçar, roje një qendër e kontrolli automjetesh në Sarandë, është gjetur pajetë mëngjesin e sotëm.

Policia tha se rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, në qendrën e kontrollit të automjeteve të fshatit Vrion, Bashkia Finiq, është gjetur i pajetë roja i policisë private me inicialet G.I..

Nga këqyrja që i është bërë trupit nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër.

Policia dyshon se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (infarkt)./tvklan.al