Një 22-vjeçar është gjendur i vdekur në burgun e Rrogozhinës. Sipas burimeve paraprake mësohet se i burgosuri Estref Halili nga Lushnja është gjendur i varur në tualet nga shokët e dhomës të cilët më pas njoftuan rojet e sigurisë. I riu ka ndërruar jetë pas disa orësh në spital.

Më 23 Dhjetor 2016, Estref Halili, banor i fshatit Kolonjë në Lushnje u arrestua nga policia. Në mjetin e tij tip Wolkswagen iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale një dozë lënde narkotike e llojit kanabis sativa dhe një thikë.

Në Mars të një viti më parë, viktima u lirua me kusht pasi kreu një vit burg për akuzën “Përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike”.

Estref Halili u tranferua nga paraburgimi në Fier për në burgun e sigurisë së lartë në Rrogozhinë, 8 ditë më parë./tvklan.al