Korçë- Gjendet i vdekur një 55-vjeçar në qytetin e Korçës. Sipas burimeve të policisë bëhët me dije se viktima është një mashkull dhe është gjetur në lagjen Nr. 7 të qytetit, përballë Pallatit të Kulturës.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore në trupin e viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja e tij mund të ketë pasur shkaqe natyrale.

Grupi hetimor, po punon për identifikimin e personit, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al