Një i ri është gjetur i pajetë këtë të mërkurë në lagjen ”4 Heronjtë” të Vlorës.

Ai është një 23-vjeçar me iniciale E.D, i cili u gjet në një godinë të braktisur. Paraprakisht, dyshimet janë se i riu ka gjetur vdekjen si pasojë e mbidozës.

Policia thotë se nga këqyrja paraprake e trupit në pjesën e barkut është gjetur një shiringë. Më herët gjatë ditës së sotme, familjarët kishin njoftuar policinë, pasi 23-vjeçari ishte larguar nga banesa.

Trupi i tij është transportuar në morgun e spitalit të Vlorës dhe pritet që të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

/tvklan.al