Kyriakos Amiridis 59 vjeç, një ambasador grek i cili u shpall i humbur 3 ditë më parë pasi shkoi nga Rio për në Brazilia për festimet e vitit të ri në plazhin e Copacabanës, është gjetur i vdekur brenda një makine të bërë hi, që ai e kishte marrë borxh për udhëtimin.

Ai u pa për herë të fundit ditën e hënë në qytetin e Nova Iguacut afër Rios, në disa rrugë të fshehura, ku u gjet dhe makina.

Herën e fundit është mësuar se ai ka biseduar me të shoqen dhe e kishte njoftuar që po e dilte e që nga ajo ditë nuk u morr më vesh gjë për të.

Policia nuk beson se mund ta kishin marrë peng pasi nuk ishte kërkuar nëpërmjet telefonit asnjë shumë parash ë këmbim të tij.

Rio ka një nivel të lartë incidentesh të dhunshme sidomos në sezonit mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ku shumë turistë vizitojnë qytetin./tvklan.al