Vetëm disa orë pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov, një tjetër ngjarje është shënuar me një zyrtar të ministrisë së Jashtme. Sipas mediave ruse, Petr Polshikov, 56- vjeç është gjetur i vrarë në banesën e tij me një plumb në kokë.

Polshikov punonte në Ministrinë e Jashtme, por qeveria  ruse nuk e ka konfirmuar ende ngjarjen. Sipas mediave, në shtëpi ka qenë bashkëshortja e zyrtarit në kohën që ai është qëlluar. Në banesën e Polshikov është gjendur një armë zjarri./tvklan.al