Një gjarpër 4 metra i gjatë është gjetur në frigoriferin e një supermarketi. Një qytetar nga Johannesburgu ka shkuar në frigoriferin e supermarketit për të marrë një kos, por është përballur me një piton.

Ai ishte një piton katër metra i gjatë dhe ne të gjithë jemi shokuar

”, është shprehur menaxheri i supermarketit Martie Esnouf.

Ajo ishte në frigorifer dhe mund të ketë ardhur nga pjesa e pasme e frigoriferit”

, ka thënë ai.

Pas kësaj ngjarje supermarketi është mbyllur për 48 orë, dhe më pas do t’i kthehet normalitet raportojnë mediat.  Ndërsa gjarpri është dërguar në Parkun Nacional në Kruger. /tvklan.al