Policia e kryeqytetit është njoftuar nga një qytetar për një çantë të dyshimte tek “21 Dhjetori”.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie si dhe njësia anti eksploziv, për të verifikuar nëse kishte bombë në valixhen e braktisur.

Forcat RENEA nëpërmjet qenit me erë zbuluan se nuk kishte ekspoliz, por rroba. Më pas u bë dhe hapja e valixhes së braktisur. 

Kjo situatë shkaktoi dhe një trafik të gjatë tek “21 Dhjetori”./tvklan.al