makina me canteNjë çantë e braktisur pranë një servisi automjetesh në rrugën Don Bosko ka alarmuar policinë e Tiranës.

Në vendngjarje mbërritën forcat xheniere pasi u dyshua se çanta kishte lëndë eksplozive.

30 minuta pas dhënies së informacionit për bombë dhe pas kontrolleve nga njësia xheniere, policia tha se dyshonte për një alarm të rremë.

Por ndërkohë zona vazhdon të jetë e rrethuar  nga policia ndërsa mjeti ku u gjet çanta e dyshimtë është dërguar në polici për një kontroll të imtësishëm.

Tv Klan