Një gomone, që policia e kishte në ndjekje, u gjet e braktisur pranë ishullit të Karaburunit.

Ajo është 8 metra e gjatë dhe sipas Policisë Kufitare të Vlorës, dyshohet se ishte gati për të transportuar drogë.

Fillimisht policia ishte sinjalizuar për prezencën e saj pranë zonës së Sazanit, por më vonë mjeti ishte fshehur nga drejtuesit në vendin e quajtur “Bri Stan”.

Pronarët e saj janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

Tv Klan