Një granatë e lënë në një vazo është gjetur mëngjesin e së premtes afër një lulishteje në Kombinat.

Policia është njoftuar nga qytetarët dhe menjëherë ka shkuar në vendngjarje. Efektivët e policisë kanë mbërritur në zonë dhe kanë bërë rrethimin e saj duke mos lejuar kalimin e njerëzve.

Me ndërhyrjen e forcave gjeniere është bërë e mundur çmontimi i granatës, pas asnjë problem. Nuk dihet ende se kush mund ta ketë vendosur granatën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/tvklan.al