Një kufomë e dekompozuar është gjetur nga banorët në fshatin Kuç, të Shkodrës. Policia është lajmëruar nga banorët e zonës, pasi kanë konstatuar kufomën.

Nga të dhënat e para nga policia lokale, mësohet se kufoma është e seksit mashkull, rreth 1.70 cm, ndërsa nuk i janë gjetur mjete identifikimi.

Kufoma e dekompozuar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për identifikimin dhe për ekzaminim të mëtejshëm, pasi nuk dihet nëse është vrarë, apo vdekja ka qenë natyrale.

/tvklan.al