Një kufomë e seksit mashkull është gjetur mesditën e sotme rreth orës 13:50 në sipërfaqen e ujit në  det në distancë 5-7 milje nga vendi i quajtur Kepi i Selites, plazhi i “Gjeneralit”.

Kufoma ende e paidentifikuar është  pikasur nga  ekuipazhi i një peshkarexhe ” ku ka venë re që kufoma ka qenë  mbi ujë.

Po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për identifikim e kufomës ./tvklan.al