Një skelet njeriu është gjetur tek vendi i njohur si “Rana e Hedhun”, në Lezhë. Kanë qenë pushuesit ata që kanë njoftuar policinë, për skeletin, që ishte në një kanal.

Pjesët e gjetura janë transportuar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa pritet ekspertiza mjeko- ligjore, që do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes.

Nga informacionet e policisë bëhet fjalë për një person që ka mbi 20 vite që qëndton aty. Ende nuk dihet gjinia apo identiteti i viktimës. 

/tvklan.al