Një trup i pajetë është gjetur në anë të rrugës në fshatin Kamenicë të Korçës. Sipas policisë, viktima është një 58-vjeçar me iniciale M.A., banues i fshatit. Trupi i pajetë u konstatua nga banorët rreth orës 18:50, të cilët më pas njoftuan policinë.

Dyshohet se viktima mund të ketë qenë në gjendje të dehur, pasi në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Hetuesit janë duke punuar për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al