Trupi i pajetë u zbulua nga disa peshkatarë mëngjesin e kësaj të premteje në afërsi të Sazanit. Policia e Vlorës u njoftua rreth orës 9:00, nga një peshkarexhë që po peshkonte në këtë zonë. Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes, u nisën mjetet lundruese të policisë kufitare të cilët nxorën trupin, e personit i cili ishte e vështirë të identifikohej.

Dyshimet e policisë janë se trupi mund t’i përkasë Numan Lazajt, nga Vlora, i cili njihet si peshkatar. Ai është njohur prej familjarëve nga rrobat, por sipas policisë pritet të kryhen edhe veprime të tjera për të konfirmuar identitetin e tij për faktin se ai ishte dëmtuar në fytyrë.

Trupi u dërgua në morgun e spitalit të Vlorës, me qëllim identifikimin e tij.

 Policia dyshon se trupi mund t’i përkasë një prej personave që ndodheshin në një gomone e cila u gjet e mbytur të enjten, ndërsa pranë zonës së me 12 mars, kur gjeti edhe një sasi lënde narkotike kanabis sativa prej rreth 1.2 ton. Dyshimet per dy persona qe gjendeshin ne gomone, mund të kenë qëndruar në ujë që prej datës 12 mars, kur edhe është gjendur mjeti lundrues.

Sipas dyshimeve të policisë në këtë gomone kanë qenë dy persona. Për të identifikuar personin në morgun e Vlorës kanë mbërritur familjarë të dy personave nga Vlora, të zhdukur me 12 mars. Ndërkaq, policia është në kërkim të trupit të personit të dytë, i cili dyshohet se ka qenë në gomone dhe se dyshohet se mund të jetë mbytur gjithashtu.

Tv Klan