Trupi i të riut Albano Imeraj u gjet i pajetë tek “Sheshi i Flamurit”. Ky është momenti kur në vendin e ngjarjes mbërrijnë të afërmit e tij. Vëllai i tij dëgjohet të thotë “e kanë vrarë, e kanë vrarë”.

Fillimisht u dyshua që 26-vjeçari ka vdekur nga mbidoza. Kohë më parë ai njihej si përdorues droge. Por kur aty shkuan ekspertët e policisë, e gjetën me damarë të prerë. Dyshimet flasin për një vetëvrasje të Albano Imerajt, por megjithatë po bëhen hetimet për të saktësuar shkaqet dhe zbardhjen e ngjarjes.

Për familjen Imeraj kjo është një tjetër drame. Më 28 Mars, djali tjetër Ksandro Imeraj u zhduk. Ai ishte nisur drejt Italisë me një ‘Jet Sky’ por nuk mbërriti kurrë atje. Mjeti lundrues u gjet në Budva të Malit të Zi, gjysmë i mbytur. Nga ajo kohë nuk ka asnjë të dhënë për të, dhe pse dyshohet që mund të jetë zhdukur në det.

Tv Klan