Policia e Elbasanit dhe njësia xheniere e RENEA-s çaktivizuan një pako me lëndë shpërthyese të vendosur në hyrje të Havana Club në rrugën “Emin Matraxhiu”, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Ajo dyshohet se do të aktivizohej me celular në distancë.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, por dyshohet se shënjestra ishte pronari i lokalit, Nik Brraka një person me precedentë të mëparshëm i dënuar për trafik armësh, drogë dhe korrupsion.

Ishte ai vetë që konstatoi lëndën plasëse të vendosur në shkallët e lokalit. Menjëherë pas mbërritjes së policisë, banorët  që rrezikoheshin u evakuuan nga policia.

Burimet thanë se bëhej fjalë për 150 gram tritol brenda pakos së çaktivizuar nga policia.

Policia po punon për identifikimin e autorëve, ndërsa grupi hetimor ka ngritur disa pista mes të cilave edhe atë të hakmarrjes së personave që banojnë aty pranë. Pak ditë më parë 300 gram tritol u gjendën dhe u çaktivizuan nga ekspertët në rrugën në afërsi të teatrit Skampa të këtij qyteti.

Tv Klan