Një grua është bërë papritur e famshme në rrjetet sociale, pasi shumë vunë re një ngjashmëri të dukshme me Presidentin amerikan, Donald Trump.

Me qindra vërshuan javën e shkuar, pasi një gazetar që raportonte mbi fermat bujqësore në veriperëndim të Spanjës postoi në Instagram një fotografi të Dolores Leis, të veshur me rrobat e punës dhe shat në krah.

“Fotoja ime duket se paska shkuar shumë larg. Unë them është për shkak të ngjyrës së flokëve të mi”

, tha ajo për

La Voz de Galicia

të martën.

Që prej asaj kohe, 64-vjeçares i është kërkuar që të komentojë për politikat shtrënguese të SHBA dhe çështjet ndërkombëtare, ndonëse vetë gruaja është shprehur më e shqetësuar për të mbjellat me patate.

Dolores është e martuar prej 40 vjetësh dhe e ka kaluar të gjithë jetën e saj në Cabana de Bergantiños të Spanjës. Ajo nuk përdor telefon celular dhe nuk ka ndonjë interes për bisedat në internet.

“Nuk kam qenë kurrë kurioze për të pasur një telefon, por i shoh kur vajzat më tregojnë gjëra. Ato thotë se kjo foto do të më bëjë të famshme, por nuk e kuptoj përse”,

tha gruaja.

Përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë një përgjigje për arsyen përse Dolores po merr famë: ngjashmërinë me Trump. Dhe komentet në rrjet janë nga më të larmishmet.

/tvklan.al