Një trup i pajetë, i një gruaje identiteti i së cilës ende nuk dihet është gjetur në një nga rrugët e Gostivarit.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, rasti në fjalë është paraqitur në çastin kur një kalimtar i rastit ka vënë re trupin e pajetë në një cep të rrugës “Ivo Lola Ribar”.

Në vendngjarje menjëherë ka dalë prokurori publik, dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Informacionet e para për rastin janë se vdekja ka ndodhur për shkak të dhunës.

Informacione më të sakta priten pas përfundimit të ekspertizës nga ana e prokurorit publik. /klankosova