Njësitë e kërkim shpëtimit kanë gjetur mesditën e kësaj të hëne trupin e pajetë të policit të zhdukur në lumin Lepenc, Armend Trena.

Sipas

KlanKosovës

, trupi i pajetë u gjet sot në orën 15:40 në kilometrin e gjashtë në hyrje të Hanit të Elezit, thuhet në komunikatën e dërguar nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në kërkim të trupit të zhdukur të policit ishin angazhuar ekipe të pjesëtarëve të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së.

4 ditë më parë autoritetet mundën të gjenin trupin e policit tjetër Malsor Dashi. Mesnatën e 29 Prillit, Dashi dhe Trena u përfshinë në një aksident tragjik në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.

/tvklan.al