Tashmë janë vetëm 14, konkurentët që i kanë bërë ballë sfidave dhe që kanë të drejtën të ngjiten në natën e 9 -të, të super produksionit “Gjeniu i Vogël 7”.

Talentet e “Gjeniut” edhe sot në mbrëmje do të ngjiten në skenë e Teatrit të Televizionit Klan, për të shfaqur aftësitë e tyre, talentin dhe teknikat e përvetësuara gjatë përgatitjes së përjavshme.

Emocionet e garës, zgjedhja e këngëve, përqendrimi në skenë, tashmë gjithçka është vendimtare në përballjet mes tyre.

Do të jetë pikërisht juria e përbërë nga Adi Hila, Jehona Sopi, Vikena Kamenica dhe Pirro Çako, që ashtu siç ka bërë javë pas jave, do t’u japë mundësinë më të mirëve të vazhdojnë rrugën në këtë spektakël.

Emocionet e sfidave të “Gjeniu i Vogël 7” mos harroni t’i ndiqni në orën 21:00, në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan./tvklan.al