18 talente të vegjël do të rikthehen sonte në teatrin e Televizionit Klan, në superspektaklin “Gjeniu i Vogël 7”.

Artistët e vegjël do të përcjellin edhe sonte nëpërmjet zërit të tyre emocione të forta.

Në mbrëmjen e gjashtë të spektalit, 2 prej konkurentëve do të duhet të ndërpresin rrugëtimin e tyre.

Zgjedhja e vështirë do të jetë në dorën e jurisë profesioniste; Pirro Çako, Adrian Hila, Vikena Kamenica dhe Jehona Sopi.

Për një tjetër mbrëmje të mbushur plot supriza dhe zëra të mrekullueshëm mos harroni të na ndiqni, si çdo të shtunë, në orën 21:00, në ekranin e Televizionit Klan./tvklan.al