Spektakli i talenteve të vegjël “Gjeniu i Vogël 7” , mbërrin në natën e katërt. Sot në mbrëmje, në Teatrin e Televizionit Klan do të ngjiten në skenë 22 gjeni të vegjël.

Sipas formulës, për tre të shtuna radhazi, dy konkurentë do të largohen nga gara, duke ndërprerë kështu rrugëtimin e tyre në këtë spektakël.

Në fund, zgjedhja se kush do të vazhdojë garën do të jetë në dorën e jurisë, e përbërë nga Pirro Çako, Adrian Hila, Vikena Kamenica dhe Jehona Sopi, të cilët do të duhet të bëjnë edhe zgjedhjen e vështirë për të larguar nga gara dy konkurentë.

Përballja e katër prej tyre, të ndarë në dy çifte, do të jetë dhe vendimtarja, për të përcaktuar se cilët do të jenë ata që do të largohen.

Kjo do të jetë një mbrëmje e mbushur me emocione dhe zëra të mrekullueshëm, që do të performojnë këngë të gjinive të ndryshme, për të përcjellë me vokalet e tyre interpretime të arrira.

Për të zbuluar se cilët do të jenë konkurentët që do të largohen nga gara dhe plot surpriza të tjera, mos harroni të ndiqni sot në mbrëmje, ora 21:00 “Gjeniu i Vogël 7”, vetëm në ekranin e Televizionit Klan. /tvklan.al