gjeniu

Talent show i famshëm “Gjeniu i Vogël” ka nisur audicionet e para për edicionin e 7 -të tij. Më shumë se 500 fëmijë nga Tirana dhe Durrësi janë regjistruar për të qenë pjesë e audicioneve në datat 23 dhe 24 në Televizionin Klan.

Ajo që garanton suksesin e këtij spektakli janë prurjet e talenteve që do të jenë pjesëmarrës në këtë edicion

Pas Tiranës dhe Durrësit, audicionet e “Gjeniut të Vogël” 7 do të zhvillohen edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe Kosovës për të përzgjedhur zërat e së ardhmes së muzikës shqiptare.

Talentet e spektalit me madhështor të artistëve të vegjël tashmë e kanë nisur rrugëtimin. Netët konkuruese pritet të startojnë në fillim të muajit Mars për të na shoqëruar me magjinë e tyre për 15 javë.

Tv Klan