Gjergji Muzaka fitoi gjyqin me Tiranën, në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, në Federatën Shqiptare të Futbollit. Mesfushori u largua nga skuadra, duke mos u bërë më pjesë e planeve për gjysmën e mbetur të sezonit.

Klubi kreyqytetas tani është i shtrënguar të paguajë më shumë se 10 milionë lekë, paga ish-futbollistit. Konflikti mori përmasa të mëdha, pasi Muzaka nuk u përfshi në listën e lojtarëve të fazës përgatitore në Antalia.

Nga Tirana gjatë Janarit ka patur vetëm largime. Natyrisht klubi bardheblu ka të drejtën e ankimimit të këtij vendimi.

Tv Klan