gjermaniProkuroria në Lajpcig të Gjermanisë ka nisur një hetim për përdorim të përshëndetjeve dhe slloganeve naziste, pas botimit të një reportazhi shokues në gazetën prestigjoze Bild.

29 nxënës të një shkolle publike në këtë qytet, të moshës 14-15 vjeç, ka shkëmbyer foto në telefonat e tyre celularë me përshëndetjen naziste.

Adoleshentët kanë pozuar në shumë raste edhe me mustaqet sipas modelit që përdorte Hitleri.

Po ashtu ata kanë shkëmbyer për një periudhë të gjatë edhe biseda me shprehje të qarta raciste të nxitura nga ideologjia naziste.

Në rast se gjenden fajtor, sipas ligjit që ndalon çdo shprehje simpatie për këtë periudhë, të rinjtë rrezikojnë deri në 6 muaj burg.

Tv Klan