Autobusi i Borusias së Dortmundit është përfshirë në 3 shpërthime mbrëmjen e sotme në Gjermani para ndeshjes së Champions League me Monakon.

Gazeta britanike “The Telegraph” raporton se është anuluar ndeshja dhe se një prej lojtareve është dërguar me urgjencë në spital me plagë të lehta dhe fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar. 

Gazeta citon skuadrën e Borusias së Dortmundit, e cila tha se Marc Batra është plagosur në shpërthim.

Shpërthimi raportohet të ketë ndodhur në momentin që autobusi i Borusias së Dortmundit po bëhej gati të nisej drejt stadiumit.

Borusia do të luante sot në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Skuadra e konfirmoi shpërthimin edhe në llogarinë e saj zyrtare në Twitter./tvklan.al