Gjermanët po votojnë në tre lande dhe këto zgjedhje shihen si test i rëndësishëm për politikën e “dyerve të hapura” për emigrantët të kancelares gjermane Angela Merkel. Partia kundër emigracionit “Alternativa për Gjermaninë” pritet të shënojë arritje.

E pyetur në prag të zgjedhjeve, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh: “Po kryqëzoj gishtat” duke mbrojtur politikën e saj:

“Njerëzit janë atje dhe kanë nevojë për ndihmë”. Sondazhet tregojnë se partia e saj, Unioni Kristian Demokrat do të mbetet partia më e madhe në Saksoni-Anhalt në lindje të vendit.

Ndërsa në Baden Vyrtemberg në perëndim do të përballet  me të gjelbrit dhe në Rineland Palatinate, ku CDU e merkelit doli e dyta, gara është në fije të perit.

Tv Klan