gjermania_8714Kampionët e botës nuk dolën me fitore nga sfida miqësore me Australinë. Gjermania vetëm barazoi në Kaizerslautern, me trajnerin Lëv që bëri shumë eksperimente. Në një përballje ku vendasit ishin në disavantazh 1-2, në fushë nuk ishin disa nga lojtarët kryesorë, si Nojer, Humels, Mertezaker, Shvajnshtajger apo Tomas Myler.

Golat u shënuan nga Rojs dhe Podolski për gjermanët, si dhe nga Troizi e Jedinak për australianët. Lëv vendosi në portë debutuesin Ciler, pati titullarë Shkodran Mustafin, Kedirën, Badshtyberin dhe Gyndoganin, ndërsa bëri 5 zëvendësime. Gjermaninë e pret tani ndeshja e rëndësishme eleminatore e Europianit, ndaj Gjeorgjisë ditën e shtunë.

Tv Klan