gabriel

Autoritetet austriake po zbatojnë të ashtuquajturin “sistem të ri të menaxhimit të kufirit” duke reduktuar në një, pikat e kalimit, për të ndaluar fluksin e emigrantëve.

Ushtarët austriake janë zhvendosur në Spelfeld, në kufi me Slloveninë, për të ndihmuar policinë në kontrollin e 6000 emigrantëve përgjatë 12 orëve.

Ndërsa për autoritetet austriake mundësia e fundit mbetet mbyllja e kufirit, kancelarja gjermane, Angela Merkel këmbëngul për një zgjidhje më të gjerë dhe jo për vendime të njëanshme. Ajo paralajmëron efektin zinxhir.

“Nga njëra anë shkarkohet problemi tek Greqia,- tha ajo. Në anën tjetër ndërlikohen edhe më tej tratativat me Turqinë”.

Qeveria austriake po mendon të kufizojë numrin e refugjatëve që do të pranojë, duke reduktuar kërkesat për azil në 1.5 % të popullësisë së vendit, për katër vitet e ardhshëm.

Këtë vit do të kufizojë në 37.500 dhe më pas numri do të ulët në 25 mijë/çdo vit deri në 2019.  Zv/kancelari gjerman, Sigmar Gabriel, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos kritikoi vendimin e Austrisë për zbatimin e “Planit B”, duke thënë se mbyllja e kufijve do të rezultojë një katastrofë ekonomike për Europën.

Deklaratat e qeverisë austriake kanë ngjallur shqetësim në Kroaci, Maqedoni, Serbi dhe Slloveni, vende tranzit, përgjatë rrugës së emigrantëve drejt Austrisë dhe Gjermanisë.

Tv Klan